Gjithçka shqip, nis sot edicioni i nëntë i Etnofestit

Dhjetëra ekspozita, performacan etno-muzikore,, debate etnologjike, promovim librash, shfaqje filmash dhe teatrale do të përbëjnë programin e edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës tradicionale “Etno fest”, që hapet sot në Kukaj të Prishtinës.

Festivali hapet në mbrëmjen e ditës së sotme, 20 gusht 2019, në ora 18:00 dhe  do të zgjas deri më 25 gusht 2019.

Ilaz Hysaj, drejtor Artistik i këtij festivali, ka bërë të ditur në një prononcim për Kallxo.com, se ‘EtnoFest 2019’ do të ketë një program mjaft të ngjeshur, me shumë aktivitete që si synim kanë kultivimin, promovimin dhe ruajtjen e traditës etno kulturore.

Tema temë qendrore e edicionit të nëntë të Etno Fest është shtëpia tradicionale e shqiptarit.

“E kemi zgjedhur shtëpinë si temë qendrore të debatit dhe prezantimit gjithëpërfshirës arkitekturale urban funksional në periudha kohore, pikërisht sepse mendojmë se ky segment i trashëgimisë sonë materiale është degraduar më së shumti pas luftës me shkatërrimin e shtëpive të vjetra, lagjeve të tëra dhe ndërtimeve pa një identitet. Kjo është tepër shqetësuese sepse jemi duk e zhdukur një segment të rëndësishëm  të kulturës sonë materiale që ndërtuam me shekuj”, ka thënë Hysaj, drejtor artistik i Etnofestit..

Hysaj ka thënë se Këtë vit do të prezantohen 11 ekspozita, prej tyre tri të eksponateve  dhe tetë të arteve pamore, aktivitete dhe instilacione, perormanca etno-muzikore, rite e debat etnologjike, punëtori nga trashëgimia kulturore,  kulinari tradicionale, kostumografi kreative nga Rica Mende nga Gjermani.