Ilustrim

Gjilani shpall konkurs letrar për manifestim ‘Flaka e Janarit 2022’

Komuna e Gjilanit ka shpallur konkursin tradicional letrar për tregime të shkurtra dhe poezi.

Ky konkurs shpallet në kuadër të përgatitjeve për manifestimin kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit 2022”.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, konkursi është anonim dhe do të jetë i hapur deri më 20 janar 2022.

Tregimet dhe poezitë e pabotuara duhet të dërgohen në tri kopje, të nënshkruara me shifër, në Komunë, ose në adresën elektronike: [email protected].

Tradicionalisht, manifestimi “Flaka e janarit” nis çdo 11 dhe përfundon më 31 janar. Në kuadër të këtij manifestimi organizohen një sërë aktivitetet kulturore e artistike.

Organizimi i këtij manifestimi nisi më 1991 dhe u kushtohet heronjve të Komunës së Gjilanit.