Pamje nga festivali “Stand Up komedi”. Foto: KALLXO.com

Gjilan - Nis 'Stand Up fest 3', festivali që shndriti qytetin e lënë në errësirë

Teatri i Gjilanit dhe hapësira përreth tij, ishte shndërruar në një ishull drite, të premten mbrëma, më 27.12.2024, në qytetin që e kishte kapluar terri.

Pankarta gjigande e muzika e bendit “Cats Quartet” që rivalizonte zhurmën e gjeneratorëve, i uronin mirëseardhje publikut në hapjen e edicionit të tretë të festivalit “Stand Up komedi”.

Një varg i gjatë i qytetarëve u krijua para biletarisë së teatrit, të cilët mundoheshin të siguronin një biletë për të parë komeditë në natën e parë të “Stand up – fest 3”, pas orëve të gjata që po kalonin pa energji elektrike në shtëpitë e tyre. Një pjesë e qytetit të Gjilanit për orë të tëra mbeti pa energji elektrike këtë të premte (27.12.2024).

Gjashtë komedianë u prezantuar në natën e parë të festivalit “Stand Up komedi”.

Batuta e thumbime në adresë të politikanëve, përqeshje të ndryshme shoqërore, shakatë me dallimin dialektor e gjuhësore të treva shqiptare, e aktualiteti, ishin temat të cila gjetën vend në stand up-të të komedianëve nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Batuta, nga terri deri tek çokollata me viagra

Festivali u hap me stand up-in e Avni Shkodrës, i cili përmes interpretimit thumbonte xhaz-këngëtarët shqiptarë të cilët, sipas tij, nuk e lënë publikun që të shijojnë muzikën e instrumenteve edhe kur e përfundojë vargun e tyre gjatë këndimit, pastaj me mënyrën si këndohet apo kuptohet nga publiku kënga “Al Kapone” e Elitës -5. Apo edhe rastin e ndarjes së çmimeve me rastin e ndarjes së çmimeve për më të mirt në Gjilan.

Kushtrim Qerimi, aktor në Teatrin e Gjilanit, gjatë prezantimin e tij, solli në vëmendje fëmijërinë dhe kujdesin e ‘tepruar’ të nënave. “Pse kam qejf m`u kthy në atë fazë (fëmijërinë), se më ka pëlqye shumë ajo pjesa e fëmijëve që e kanë pas, t`u u rrit e t`u mësuar, e kanë njëfarë faze që thonë veç A. Krejt gjuhën e kanë A. Si e ke emrin? – A. Sa vjet i ke zemër? – A….”- tha ai, duke treguar nervozën që krijon kjo te baballarët e fëmijëve, por jo të nënave, të cilat vazhdojnë edhe pas 40 vjetëve, tregohen të kujdesshme dhe japin porosi për fëmijët e tyre, shpesh herë edhe naive”.

Ndërsa, komediani nga Tirana Anton Bello, tregoi batuat nga ndryshimet dialektore e gjuhësore mes folësve nga Shqipëria dhe Kosova, keqkuptimet që mund të ndodhin gjatë bisedave në mes të dy personave njëri nga Tirana e njëri nga Gjilan, po qyteteve terja. Ai ku ndal edhe në aktualitetin shqiptar politik e çudit, që sipas tij, i prodhon estrada shqiptare me këngët e saj, etj.

Ndërsa, Hasim Memishi nga Tetova, gjatë stand up-it të tij, solli rrëfime interesante në mënyrën se si i përshkruante ngjarje e përditshmërisë në Tetovë; kontaktin me bashkatdhetarë, ahengjet, stresin e diasporës, veçantit kulturore, veçanërisht se si e përshkruan modelin e politikanit të sotëm shqiptar. “Veç ne komedianët e politikanët fitojmë para tu fol pa lidhje, sa ma pa lidhje të folesh aq ma lart në pozitë. Qe unë tu fol pa lidhje më bëra drejtor teatri. Ama nuk ndalem këtu, unë vazhdoj. Po e provoj edhe pak ma pa lidhje mos më bëjnë ministër. Nejse kur s’ ma do në politikë ia futi në stand up-it, kur s’ ma do në stand up-in ia fus politikës”- tha ai.

Djellza Dema, komediania nga Gjilan, gjatë stand up-it të saj, u fokusua tek raportet shoqërorë, e veçanërisht vesi i gjakovarëve për të kursye, thashethemet mes grave dhe raportet e dallimet mes gjeneratave.

“A pe shihni këtë unazë?(që ia ka bërë i fejuari gjakovar), normal që jo, se është e gjakovarit e vogël. Mandej një ditë i thash gjakovarit se po shkojmë në bazen m`u kënaq dhe u ndalëm te një market dhe aty te arka, pash lloj-lloj çokolata dhe i bleva do pa ditë se çfarë janë, dhe ia nisa ta ha, rrufeshëm ma kapi çokolatën i fejuari – mos e ha se është me viagër, i thash, ku pe di…”- tha ajo.

“Çokollata me viagër tashmë blihen lirshëm në shumë subjekte afariste në Kosovë”.

Dema ia lëshoi një thumb edhe ish-kryetarit të Prishtinës, Shend Ahmeti. “A i ke marrë kungjat (kujat) me vete, o bir”- tha ajo, duke i kujtuar Ahmetit vendosjen e kunjave të metaltë për të pamundësuar parkingun e veturave nëpër trotuaret e Prishtinës.

Kurse, Shpend Ahmeti, gjatë stand up-it të tij, solli batuta me politikanë, kolegët të tij dhe sjelljet që siç interpretoi ai, krijonin momente komike edhe në ballafaqim me ndërkombëtarë. Duke sjellë edhe përvojat e tij si kryetar i Prishtinës, Ahmeti tregoi vijën e hollë që i ndanë një komedian me një politikan.

“Duke treguar për një qytet në Greqi që quhej Tanagra, njani që jetonte në Spanjë më tha se ‘shumë qytete janë me kuptim shqip, Tana-gra, , Paris’, tha i pari, u çudita, po ia nis me teprua- Afrikë- tha: Afër -ik, Amerikë- tha, ma larg kishe, por kryesore tha kuzhinë, tha a i thonë francezët kuzin….”- tha ai. Me këtë ai përqeshte shumë studiues që shumë fjalë të huaja, e fenomene i lidhin me gjuhën shqipe.

Natën e parë të “Stand up-fest-3” e mbylli komediani Avni Shkodra.

“Sot m`u ka dhimbtë nana, t`u ushtru për stand up u ndal rryma. Ka plakë në Amerikë që nuk e di konceptin me u ndal rryma”- tha ai. Në fakt, ai ironizoni me gjendjen në Gjilan, i cili gati gjatë gjithë së premtes 27.12.2024, kishe mbetur pa energji elektrike.

Vijë e hollë mes komedianëve dhe politikanëve

Pas shfaqjeve, komediani Antoni Bello nga Tirana tha për KALLXO.com se u ndje në siklet gjatë prezantimit, për shkak të theksit të gjuhës, por që është munduar që përmes dallimeve të ndryshmeve dialektore të përçojë momente humori tek publiku. Ai tha se nuk e ka problem të interpretojë edhe në dialektin kosovar.

“Është shumë e rëndësishme t`i njohësh dialektet, historinë dhe traditat, sepse janë shumë të rëndësishme të krijosh shaka më vonë”- tha Bello.

Analisti gjilanas, Shkodran Ramadani, tha për KALLXO.com se festivali i “Stand up komedisë”, sidomos nata e parë, e riktheu buzëqeshjen tek qytetarët e Gjilanit, të cilëve kanë mbetur të stresuar nga terri që ka kapluar qytetin.

Sipas tij, komedianët shpërfaqën fytyrën e vërtetë të politikanëve, të cilët kanë premtuar shumë dhe në fund, po i fundosi pritjet e qytetarëve një nga një. Sipas tij, secili artist që doli në skenë përbënte një pjesë të mozaikëve të trevave shqiptare.

“Zhanret që ne i pamë i përkasin trevave të ndryshme, po kishte prej atyre që ishin dikur pjesë e politikës dhe përmes Shpend Ahmetit, e kuptuan se sa e hollë është sot për sot vija që e ndanë politikën nga komedia, dhe është kjo mungesë e seriozitetit në politikë”- tha ai.

Ndërsa , drejtori i “Varg e vi”, Migjen Fazliu, tha se qëllimi i festivalit ‘Stand up komedi” është që të sjellim komedianët më të mirë shqiptarë.

“Ne mundohemi që secilës trevë shqiptare me ia bë një vend këtu (në festival) dhe me futë në lojë shprehje, batuta, akcentin e dialekteve, çka është ekzotike, sidomos dialekti i Tetovës, që edhe nëse nuk thua diçka me qeshë, vetë dialekti dhe shqiptimi fjalëve të bën me qeshë”- tha ai.

Fazliu ka thënë se e vetmja kërkesë që festivali kërkon nga stand up-istët është që ata të vijnë me materiale premierë.

Në natën dytë të “Stand up komedi”, më 28.12.2024, do të prezantohen, Fisnik Çerkini, Esat Shabani, Valina Muçolli, Dario Haruni, Bashkim Alaj, dhe Avni Shkodra me një stand up premierë.