Gjilan, jepet nesër premiera e shfaqjes për fëmijë, ‘Youtuber-i sekret’

Teatri i Qytetit të Gjilanit shfaq nesër premiera e shfaqjes për fëmijë “Youtuber-i sekret” me koncept dhe regji nga Bekim Korça.

Shfaqja është e bazuar në tregimet e Kevin Klingg dhe vjen ekskluzivisht si pjesë e Teatrit Magjik të Fëmijëve të Teatrit të Gjilanit.

Shfaqja u dedikohet fëmijë të moshë nga 6 vjeçar e lartë dhe shfaqet më 21.11.2019 në ora 12:00.

Shfaqja sjellë një rrëfim interesant për disa fëmijë dhe interesimin e tyre për teknologjinë, pastaj sherret në shkollën, detyrat, punën ekipore, testet deri te raportet me arsimtarë.

Në shfaqje luajnë: Jon Doda, Morea Ahmeti, Orest Sinani, Driada Muji, Bora Shurdhani, Bekim Korça.