Galeria Kombëtare publikon në mënyrë virtuale ekspozitën ‘Onufri Remade’  

 Galeria Kombëtare Kosovës ka publikuar në faqen e saj zyrtare të Facebook në mënyrë virtuale ekspozitën ‘Onufri Remade”. 

Ekspozita “Onufri Remade” ishe hapur në shkurt të këtij viti në Galerinë Kombëtare të Kosovës, kuruar nga Elton Koritari & Ardian Isufi. 

Në kudër të kësaj ekspozite ishin prezantuar 19 punime artistike nga 25 artistë bashkëkohorë shqiptarë dhe të huaj. Punimet që ishin punuara enkas për këtë ekspozitë përfshijnë të gjitha gjinitë e artit pamorë, tematikat e të cilave prekin realitetin e sotëm. 

Përveç prezantimit virtual të kësaj ekspozite GKK-ja ka prezantuar në Facebook edhe veprën “Fshati im” të Adem Kastratit. 

Piktura “Fshati im” është ekspozuar në kuadërMuzeut Virtual të Galerisë.