Galeria Kombëtare prezanton skulpturën e Agim Çavdarbashës

Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezantuar në faqen e saj në Facebook, skulpturën “Sfera me dy figura”, punuar në bronz nga Agim Çavdarbasha.

Prezantimi i kësaj skulpture është bërë në kuadër Muzeut virtual, përmes së cilit GKK-ja po prezanton vepra të koleksionit të saj, të përcjella me tekst nga Zeni Ballazhi.

“Seria Muzeu Virtual shpalos punime të koleksionit te GKK-së, të përcjella me tekst përshkrues nga kuratori i GKK Zeni Ballazhi”, thuhet në njoftimin e GKK-së në Facebook.