Galeria e Arteve të Kosovës - Foto: KALLXO.com

 Galeria Kombëtare prezanton në Facebook pikturën e Esat Vallës 

Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezantuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, pikturën “Nusja” të Esat Vallës. 

Prezantimi i kësaj pikture në Facebook nga GKK-ja është bërë në kuadërprezantimeve të serisë  “Muzeu Virtual” i kësaj galerie. 

“Seria Muzeu Virtual shpalos punime të koleksionit te GKK-së, të përcjella me tekst përshkrues nga kuratori i GKK, Zeni Ballazhi. ’Nusja’ e vitit 1980, të befason me transparencën dhe poetikën e ngjyrave me plot dritë dhe me figura të vendosura në te. Piktura është mjaft e pasur me simbolikë mistike, reale dhe surreale me imazhe të pazakonta, me konkretësinë e tyre tërheqëse”, thuhet në njoftimin e GKK-së 

Galeria Kombëtare, në kuadër të serisë së “Muzeut Virtual” është duke prezantuar vepra të koleksionit të saj të kuruara nga Zeni Ballazhi.