Galeria Kombëtare prezanton ekspozitën virtuale me veprat e artistëve francezë

Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezantuar sot ekspozitën virtuale me veprat e artistëve francezë “Koleksioni Francez nga Muzeu i Artit Bashkëkohor në Shkup”.

Kjo ekspozitë virtuale vjen pas dy ekspozitave tjera , asaj të Burim Gashit dhe Driton Selmanit.

“Seria e ekspozitave virtuale vazhdon me ekspozita të mëhershme, sot po e prezantojmë ‘Koleksioni Francez nga Muzeu i Artit Bashkëkohor në Shkup’, thuhet në njoftimin e GKK-së.

Në kuadër të kësaj ekspozite vizitorët virtual mund të shohin veprat e një numër të madhe francezësh, të cilat ndodhën në Muzeun Bashkëkohor në Shkup.