Galeria Kombëtare hap ekspozitën vituale, ‘World Press Photo 2019’

Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezantuar sot në faqen e saj në Facebook, ekspozitën virtuale, ‘World Press Photo 2019” në 360 shkallë.

“Seria e ekspozitave virtuale vazhdon, kësaj here me ekspozitën që e kishim hapur para se të mbyllnim galerinë për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirus – Covid19. Sot po e prenzantojmë ekspozitën ‘World Press Photo 2019’ në 360 shkallë”, thuhet në njoftimin Galerisë Kombtaren, në Facebook.

Ndërkohë, po sot Galeria Kombëtare ka ekspozuar në objektin e saj, postierin ri nga New Collectivism, “New World Order”.

Kjo vepër i është dhuruar Galerisë Kombëtare të Kosovës për koleksionin e saj nga ‘New Collectivism dhe NSK”, pak kohë më parë.