(FOTO) Dokufest nis edicionin e ri në Prizren

Festivali Ndërkombëtar i filmit “Dokufest” ka nisur në Prizren edicionin e tij të 18-të.

Gjatë 9 ditëve sa do të zgjas ky festival pritet të shfaqen mbi 280 filma, ku mbi 100 prej tyre do të  garojnë në 6 kategori.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga atmosfera momentale në Prizren.

Dokufesti do të sjellë edhe programin e festivalit për fëmijë, ku për çdo ditë nga ora 10:30 deri 11:30 do të ketë filma për fëmijë pa pagesë për moshat deri 14 vjeç, përcjellë me aktivitete tjera, si punëtori, koncerte e etj..