
Gjilani
‘Flaka e Janarit 2023’ - Vlerësohet sakrifica e heronjve gjilanas
Me homazhe në varrezat e dëshmorëve, nis nesër (e mërkurë) në Gjilan edicioni i 32-të i manifestimit “Flaka e Janarit”, për të vazhduar pastaj me vizitën në kazermën e Ushtrisë së Kosovës dhe ndezjen e Flakadanit të Flakës, në ballkonin e Teatrit të Qytetit.
Komuna e Gjilanit bën të ditur përmes një njoftimin në Facebook se përmes këtij manifestimi kujtohet guximi dhe sakrifica e heronjve.
“Për të reflektuar për guximin dhe trimërinë e atyre që dhanë jetën në mbrojtje të lirisë, 32 vjetori i Flakës së Janarit nis në ora 08:00 me homazhe duke u nisur nga Varrezat e Dëshmorëve drejt të lapidarëve në qytet në ora 09:00, vizitë familjeve te heronjve Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka, për të vazhduar në vizitë të Kazermës së Forcave të Sigurisë së Kosovës”- thuhet ndër të tjerash në njoftim.
Sikurse edhe edicionet e kaluara, në kuadër të këtij manifestimi organizohen një sërë aktivitete kulturore- artistike, si koncerte, orë letrare, tryeza, akademi e ekspozita të ndryshme.
Edhe këtë edicion do të mbahet festivali i dramës “Talia e Flakës”. Edicioni i parë i “Flakës së Janarit” u nis më 18 Janar 1992 në përvjetorin e10-të të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës.
Manifestimi “Flaka e Janarit” organizohet nga Komuna e Gjilanit.
Programi i sivjetmë i “Flakës së Janarit”: