Fituesit e Panarit të Librit ‘Tirana 2019’

Shkrimtari Besnik Mustafaj është shpallur autori më i mirë i Panairit të Librit “Tirana 2019” që u mbajt në Tiranë nga 14 deri më 17 nëntor 2019.

Mustafaj mori çmimi kryesor të këtij panairi, “Autori më i mirë i vitit 2019” për romanin “Dëmtuar gjatë rrugës”.

Çmimin “Përkthyesi më i mirë i vitit 2019” e mori Korab Hoxha për përkthimin e vëllimit me poezi, ese dhe proza të shkurtra të shkrimtares ruse Marina Cvetajeva, “Tetori në vagon”.

Autori më i mirë i prozës memorialistike u shpall Lekë Tasi me librin e tij “Grabjani rrëzë kodrave”, ndërsa çmimi “Përkthimi më i mirë nga frëngjishtja” iu dha Saverina Pashos, për përkthimin e librit “Lehtësia e padurueshme e qenies” nga Milan Kundera.