Fituesit e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës Popullore

Ansambli “Bajram Shabani” nga Kumanova ka marrë çmimin e parë në edicionin e parë të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës Popullore që u mbajt dje në Rahovec me moton “N’konak të Rahovecit bashkon kënga shqipe”.

Çmimin e dytë e ndanë ansambli “Agimi” nga Prizreni dhe ansambli “Presheva” i Preshevës. Kurse çmimi i tretë i Festivali i takoi ansamblit nikoqir, “Artistët rahovecas”.

Përveç këtyre çmimeve, juria e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës Popullore ndau edhe “Çmimin e publikut” që e mori Ardian Limanmera.

Çmimi “Paraqitja më e mirë skenike” shkoi për këngëtaren Viola Rrustemi. Çmimi “Solisti më i mirë” i takoi  Shkëlqim Bytyçit nga ansambli “Agimi” Prizren. Po për ansamblin “Agimi’ shkoi edhe çmimi ‘Solistja më e mirë’, që e mori  Erina Ajeti.

Çmimin ‘Dueti më i mirë’,  e mori dueti Nuredin Fetahu -Qerim Hamidi nga ansambli “Bajram Shabani’ nga Kumanova.  Ky ansambël mori edhe çmimin ‘Orkestra më e kompletuar’.

Edicioni i parë i Festivalit Mbarëkombëtari i Këngës Popullore është mbajtur dje në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.

Pjesë e këtij edicioni ishin ansamble dhe këngëtarë të muzikës popullore nga disa qytete të Kosovës, Preshevës dhe nga Kumanova.