Skenë nga filmi 'Zgjoi'. Foto: QKK

Filmi ‘Zgjoi’ merr çmim në Shkup të Maqedonisë Veriore

Filmi ‘Zgjoi” i regjisores Blerta Bashkolli ka fituar çmimin ‘Golden Star Award”, në edicionin e 20-të të Festivalit Evropian të Filmit “Cinedays” në Shkup të Maqedonisë Veriore, duke u shpallur filmi më i mirë i këtij festivali.

Regjisorja Blerta Basholli e ka dhënë lajmin për triumfin e filmit ‘Zgjoi” në Shkup.

“Filmi ‘Zgjoi’ fiton çmimin “Golden Star Award – Best Film – Official Competition” në CINEDAYS, në Shkup të Maqedonisë!!! Urime gjithë ekipit!!!”, ka shkruar Basholli në Facebook.

Në shkurt të këtij viti ‘Zgjoi’ mori tri çmimet kryesore të “Sundance Film Festival”.

“Sundance Film Festival” është një prej festivaleve më të mëdha që organizohet në ShBA.

Filmi “Zgjoi”: Fotografi: QKK