Skenë nga filmi kosovar "Vera andrron detin" - Foto: QKK

Filmi ‘Vera andrron detin” nga nesër shfaqet në kinematë kosovare

Film “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit nga dita e nesërme do të shfaqet në kinematë kosovare.

Kinematë në Prishtinë (ABC e Cinepelxx), Prizren (Cineplexx e Cinemarine) e Gjakovë (Hyrije Hana) kanë njoftuar se filmi “Vera andrron detin” do të shfaqet për disa ditë me radhë në këto kinema.

Filmi “Vera andrron detin” shtjellon temën e pabarazisë gjinore dhe përpjekjet për të drejta të grave dhe është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.

Së fund, ky film mori çmimin për regjinë më të mirë në edicionin e 14-të të “PriFest 2022”.

Në film luajnë: Xhevat Qorraj, Astrit Kabashi, Teuta Ajdini, Refet Abazi, Alketa Sylaj, Armend Baloku, Aurita Agushi, Arona Zyberi, Vjosa Abazi, Ernest Malazogu, etj.