Filmi ‘The Baby' pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë

Filmi “The Baby” me regji të Ben Apollonit do të jetë pjese e programit zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë (TIFF), në kategorinë e filmit shqiptar.

Filmi, “The Babay”, produksion i shtëpisë filmike “Kodra” është xhiruar në fund të vitit të kaluar në Shkup, dhe është financuar nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë.

Filmi tregon historinë tragjike të një familje gjatë luftës e ngujuar në një banesë më një fëmijë të vogël, e ndodhur në udhëkryq mes jetës dhe vdekjes.

Në film luajnë: Fatlume Bunjaku nga Kosova dhe aktorët tjerë janë nga Maqedonia, duke filluar nga Ismail Kasumi, Sami Mustafa, Abdullah Osmani, Vullnet Kuqi, Rrahim Ramadani, etj.

TIFF konsiderohet një prej festivaleve shqiptare më prestigjioze të filmit, i cili nga viti i kaluar është zgjedhur nga Akademia Amerikane e Filmit “OSCAR” si një prej festivaleve nominuese për çmimin e “OSCAR” për filmin e shkurtër.