Prezantimi i filmit ‘Prishtina 2002” në Francë. Foto: QKK.

Filmi ‘Prishtinë 2002’ në garë për çmime në festivalin e njohur francez

Filmi i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002”, me regji të Trëndelina Halilit dhe producent Ermal Gërdovci, është shfaqur premierën në festivalin e filmit të shkurtër në Clermont-Ferrand në Francë, (Festival du court métrage de Clermont-Ferrand).

Producenti Ermal Gërdovci, tha për KALLXO.com se film ‘Prishtinë 2002’ garon për çmime në kategorinë e filmit ndërkombëtar në këtë festival.

 Filmi është duke e shfaqe çdo ditë në kuadër të këtij festivali që nga fillimi, më  27 janar (2023) edhe do të vazhdojë deri në mbyllje më 4 shkurt (2023). Filmi ynë është në konkurrencës zyrtare në kategorinë e filmit ndërkombëtar në këtë festival” – tha Gërdovci.

Gërdovci ka thënë se filmi “Prishtinë 2002” pas premierës ne Clermont, ka pas shfaqje speciale në “London Short Film Festival” me datën 28 janar, edhe qe pritet qe të shfaqet në  shumë festivale të njohura ndërkombëtare.

Filmi rrëfen historinë e një adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë. Në rolet kryesore janë: Hana Limani dhe Rrezarta Haziraj.

Festivali “Festival du court métrage de Clermont-Ferrand” është ndër festivalet më të mëdha ndërkombëtare të filmit të shkurtër në botë i kategorisë A.