Filmi ‘Në kërkim të Venerës’. Foto: QKK

Filmi në ‘Kërkim të Venerës’ shfaqet sot premierë në festivalin e Roterdamit

Filmi “Në kërkim të Venerës” me regji të Norika Sefës shfaqet sot në premierë botërore në festivalin e filmit në Roterdam të Holandës.

Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se është hera e parë që një film kosovar ka hyrë në konkurrencë zyrtare në këtë festival.

“Kinematografia e Kosovës vazhdon edhe me një tjetër ngjarje historike, sot në festivalin e kategorisë A ‘Rotterdam Film Festival’ shfaqet premiera botërore e filmit ‘Në kërkim të Venerës’ nga regjisorja Norika Sefa, kjo është edhe hera e parë që një film kosovar është në konkurrencë kryesore të këtij festivali!”, ka shkruar Zharku në Facebook.

Festivali, “Rotterdam Film Festival”, që ka nisur në fillim të këtij muaji, do të mbahet online deri më 7 shkurt 2021.

Ky film është mbështetur nga QKK-ja.