Filmi ‘Koba’ shfaqet sot në Shtëpinë e Fellbahut në Suharekë

Filmi dokumentar “Koba” me regji të Brahim Bashës shfaqet sot në ora 20:00 në Shtëpinë e Fellbahut në Suharekë.

Filmi shfaqet në kuadër të Festivalit të Teatrove në Suharekë, i cili edicionin tij të parë e nisi më 6 të këtij muaji dhe do të zgjas deri të shtunën më 10 gusht 2019.

Rrugëtimin e tij të parë ky festival e nisi në natën e 6 gushtit 2019 me shfaqjen “Ditë Vere” të Teatrit të Podujevës, ndërsa dje në skenën e këtij festivali performuan artistë vushtrrias me shfaqjen ‘Burri i gruas sime”.

Ndërsa nesër në mbrëmje në kudër të këtij festivali në program është shfaqje e monodramës, “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” të Teatrit të Qytetit të Prishtinës, “Dodona”

Festivali i Teatrove në Suharekë mbyll këtë edicion të shtunën mbrëma me shfrejnë dramës “Kukulla” të Teatrin “Bekim Fehmiu” të Qytetit të Prizrenit.