Pula Film Festival. Foto: PFF

Filmi i Lendita Zeqirajt merrr çmim në Festivalin e Pulës në Kroaci

Filmi “Shpija e Agës” me regji të Lendita Zeqiraj ka marrë çmimin, “Arana e Artë”, në  Festivali e Filmit në Pula të Kroacisë.

Filmi i Zeqiraj “Shpia e Agës” mori çmimin Filmi më i mirë, ‘Arena e artë’ në programin kroat të filmi për korpoduksion minore.

Edicioni i 67-të i Festivalit të Filmit në Pula të Kroacisë  është mbyllur sot me publikimin e çmimeve të festivalit.

Filmi “Shpia e Agës” është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit ËOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë.