Pamje nga ceremonia e ndarjes se çmimeve. Foto: Facebook/ Europe House

Filmi ‘Daniel’ shpallet filmi më i mirë i Festivalit të Filmit Evropian

Filmit “Daniel” i Loreta Berbatovci është shpall filmi më i mirë i edicionit të 3-të të Festivalit të Filmit Evropian në Kosovë.

Çmimin për dokumentarin më të mirë iu dha filmit “Unë kurrë nuk kam udhëtuar me aeroplan” të Redon Kikës. Kurse, Eli Gashit iu dha çmimi për aktoren më të mirë.

Cermonia e çmimeve dhe mbyllja e këtij festivali është mbajtur të premten në mbrëmje në Kino Armata.

Për herë të tretë këtë viti në Kosovës është mbajtur Festivali i Filmit Evropian.

E veçanta e edicionit të sivjetmë ishte gara e filmit të shkurtër, me ç’rast autorët filmik kosovar garuan për tri çmime kryesore.

Përgjatë dy javëve sa zgjati festivali janë shfaqur online dhe në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut, si dhe në kinemanë e hapur në Gjakovë, 5 filma ndërkombëtarë, dhe 10 filma të garuesve vendorë.

Festivali i Filmit Evropian është ndër ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë Evropiane dhe botërore, që mbahet çdo vit, me traditë 30 vjeçare, dhe mbështetët nga Bashkimi Evropian, e organizohet dhe mbikëqyret nga CineEuropa, konventa më e madhe e kinematografisë në Evropë.

Pamje nga ceremonia e ndarjës së çmimeve. Foto: Facebook/ Europe House

Pamje nga ceremonia e ndarjës së çmimeve. Foto: Facebook/ Europe House
Pamje nga ceremonia e ndarjës së çmimeve. Foto: Facebook/ Europe House