Filmi 'Cirku fluturues' fluturon drejt festivalit në Santa Barbara

Filmi “Cirku fluturues” (The Flying Circus) do të shfaqet më 20, 21 dhe 22 janar 2020 në programin zyrtar të edicionit të 35-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara të ShBA-së.

Regjisori i filmit, Fatos Berisha, ka për të ditur përmes Facebook se filmi i tij do të ketë premierë amerikane në Festivali e Santa Barbaras.

Filmi pasqyron gjendjen e vështirë me të cilën ishte përballur teatri në Kosovës gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, pas masave të dhunshme të autoriteteve serbe mbi institucionet kulturore.