Filmi boshnjak 'Quo Vadis, Aida?' fiton çmimin e filmit të Parlamentit Evropian

Filmi boshnjak “Quo Vadis, Aida?” ka fituar çmimin e filmit të Parlamentit Evropian, duke qenë në konkurrencë me dy filma tjerë.

Çmimi LUX European Audience Film Award 2022 iu dorëzua regjisores 47-vjeçare boshnjake Jasmina Zhbaniq, e cila vazhdon të marrë çmime për atë që kritikët e kanë quajtur një rrëfim të ashpër të shkallës shkatërruese njerëzore të luftës.

Filmi dramatizon ngjarjet e masakrës së Srebrenicës, gjatë së cilës trupat serbe i vranë për vdekje burrat dhe djemtë boshnjakë në korrik të vitit 1995. E quajtur sipas protagonistit të tij, “Quo Vadis, Aida?” filmi tregon ngjarjet përmes syve të një nëne të quajtur Aida, një mësuese shkolle që punon me organizatën e Kombeve të Bashkuara si përkthyese.

Fituesja e çmimit, e cila shoqërohej nga një e mbijetuar e Srebrenicës në Parlamentin Evropian në Strasburg, tha për Euronews se sheh paralele me luftën e sotme në Ukrainë.

“Për mua, është me të vërtetë tani që ne si evropianë nuk mësuam asgjë nga Luftërat Ballkanike. Ne nuk mësuam se si të flasim para se të ndodhte lufta. Tani kjo që po ndodh në Ukrainë është një çmenduri e luftës”, tha Zhbaniq të mërkurën.

“Por kishte shenja se lufta ishte përgatitur, dhe ne nuk i shikuam këto shenja dhe nuk gjetëm një mënyrë për ta ndaluar një luftë në Evropë. Për mua, kjo është me të vërtetë, me të vërtetë pikëlluese. Më vjen shumë keq që njerëzit po vdesin kur teksa ne po flasim për këtë luftë tani”.

Fundi i “Quo Vadis, Aida?” është i paqartë – e bën të qartë se shumë autorë u arratisën pa u ndëshkuar fare.

Fili i lartcekur gjithashtu është vlerësuar universalisht nga kritikët dhe ka marrë çmime të shumta, si dhe është nominuar për Luanin e Artë në Festivalin e Filmit të Venecias në vitin 2020 dhe në Oscar Awards një vit më vonë.

Dy filmat tjerë të nominuar në të njëjtën kategori  ishin “Flee” nga regjisori danez Jonas Poher Rasmussen dhe “Great Freedom” nga regjisori austriak Sebastian Meise./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala