Filmat e Kosovës promovohen në Festivalin e Filmit në Berlin

Edicioni i 70-të i Festivali Ndërkombëtar të Filmit, “Berlinale”, nis sot në Berlin.

Pjesë e edicionit të sivjetëm të këtij festivali do të jetë edhe kinematografia kosovare, me filmin ‘Exil” dhe stendën e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Festivali “Berlinale” do të mbahet deri me 1 mars 2020 ndërsa do të shfaqen gjithësijet 342 filma në disa kategori. Vetëm 18 filma do të garojnë këtë edicion për çmimet kryesore të festivalit: “Ariu i artë” dhe Ariu i argjend’

Në edicionit e 70-të të “Berlinales” do të shfaqet edhe filmi, ‘Exil” i Visar Morinës, bashkëprodhim në mes të studiove filmike nga Gjermania, Kosova dhe Belgjika.

Filmi “Exil do të shfaqet më 24 shkurt në kinemanë “Zoo Palast 1”, në kuadër të programit Panorama të “Berlinales”.

Ndërkaq, Qendra Kinematografike e Kosovës përmes stendës së saj do prezantojë kinematografinë kosovare në edicioni e 70-të të filmit “Berlinale” të Berlinit në të Gjermanisë.