Teatri i Gjilanit jep shfaqjen ‘a.y.l.a.n’ sot në Facebook

Shfaqja “a.y.l.a.n” transmetohet sot në mbrëmje në ora 20:00 në faqen zyrtare të Facebook-ut, të disa teatrove të Kosovës.

Kjo shfaqje jepet në kuadër të kalendarit të përbashkët online të teatrove kosovare për muajin prill.

Linku për të parë këtë shfaqje do të publikohet më vonë.

 Shfaqja “a.y.l.a.n” me regji të Blerta Nezirajt është prodhim i Teatrit të Gjilanit.

 “Sonte, ora 20:00, në formatin livestream, përmes linkut që do të publikohet sonte në Facebook, jepet shfaqja ‘a.y.l.a.n’. Shfaqja është prodhim i Teatrit të Gjilanit dhe është fituese e Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020” për Shfaqjen më të mire dhe për Regjinë më të mirë’, thuhte në njoftimine Tetrit të Gjilanit.

Për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusit, të gjitha aktivitetet kulturore janë anuluar.

Për të zbutur sa do pak këtë situatë disa teatro kanë bashkuar repertorin e tyre në një kalendar të përbashkët online të shfaqjeve, të cilat do të shfaqen gjatë këtij muaji, përmes Facebook-ut. Njëkohësisht, në të njëjtën orë,  në gjitha faqet zyrtare të Facebook-ut të teatrove që janë pjesë e kalendarit.