
Shfaqja ‘Gratë’ jepet sot premierë në Teatrin Kombëtar
21.12.2022 - 10:08
Shfaqja “Gratë’ me regji të Nastazja Domaradzka jepet sot në ora 20:00 premierë në Amfiteatrin e Teatrit e Kombëtar të Kosovës, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Shfaqja “Gratë” është një protestë teatrore për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.
Repriza e kësaj shfaqjeje jepet nesër dhe pasnesër në ora 20:00 në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.
Në shfaqje luajnë: Lumnije Sopi, Edona Reshitaj, Gresa Pallaska, Xhejlane Godanci, Sheqerie Buqaj, Shengyl Ismaili.