Burimi i Fotos - FCB - Fatos Berisha

Regjisori Fatos Berisha zgjidhet drejtor artistik i Teatrit Kombëtar

Regjisori Fatos Berisha është zgjedhur sot drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Këshilli Drejtues i TKK-së, në bazë të konkursit të datës 22 maj 2019.

Zgjedhja e Berishës në pozitën e drejtorit artistik në TKK është bërë pas intervistimit të kandidatëve konkurues nga ana e KD-së  së TKK-së, ku Berisha grumbulloi më së shumti pikë pas votimit të anëtarëve të KD-së.

Berisha në këtë post është zgjedhur për një mandat 4 vjeçar me mundësi vazhdimi edhe për një mandat tjetër.

Përveç Berishës në garë për pozitën e drejtorit artistik të TKK-së, ishin edhe Ben Apolloni, Sokol Plakolli, Valina Muqolli dhe Avdi Gërvalla.

Ndërsa në fazën e verifikimit të dokumenteve ishte eliminuar Esat Brajshori për mos kompletim të dokumentacionit të kërkuar sipas konkursit.

Konkursi për zgjedhje e drejtorit artistik të TKK-së, ishte hapur më 22 maj 2019 nga ana e Ministrisë së Kulturës, me afat deri më 05 qershor 2019, dhe ishte vazhduar edhe për shtatë ditë të tjera për plotësim të kuotës gjinore dhe minoritare

Sipas Ligjit për Teatrot të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 24.05.2012, Teatri Kombëtar nuk ka pozitë të drejtorit artistik, por të udhëheqësit artistik, ndërsa me rregulloren nr.5/11 për Gradimet dhe pagat e krijuesve dhe përformuesve të kulturës dhe punëtorëve profesionist të trashëgimisë, e cila është shfuqizuar, por dhe rregullores së re, nr. 15/18 po për gradimet dhe pagat të qeverisë së Kosovës në vend të pozitës së udhëheqësi artistik figuron pozita drejtor artistik.

Konkursi për drejtor Artisti të TKK-së i datës 22. 05. 2019 dhe zgajtur edhe për një javë, nga ana e MKRS-së është hapur duke u bazuar edhe në bazë të Rregullores nr.5/11, e cila është shfuqizuar nga ana e qeverisë së Kosovës, pas nënshkrimit të rregullores nr. 15/18 , s, ligjit të punës, ligjin dhe statutin e TKK-së dhe udhëzimin administrativ (MPMS), nr.7/2017.

Konkursi: https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Konkursi_per_poziten_Drejtor_Aristik_ne_TKK.pdf