FMT 'Moisiu On'. Foto: Facebook/TK

Mbyllet Festivali ‘Moisiu On’, fituese shfaqja ‘Galaksia’

Shfaqja “Galaksia” e Teatrit Kombëtar të Tiranë ka fituar Çmimin “Shfaqja më e mirë” e Festivali Mbarëkombëtar të  Teatrit Online, “Moisiu On”, që u mbyll dje në mbrëmje.

Çmimin ‘Regjia më e mirë” e mori Dino Mustafiç.

Çmimin “Aktori më i mirë protagonist” e mori Gëzim Rudi, ndërsa atë për “Aktoren më të mirë protagoniste” e mori aktorja Olta Daku.

Çmimi për “Aktorin më të mirë joprotagonist” e mori Gert Ferra, kurse çmimi për  “Aktoren më të mirë joprotagoniste” shkoi për Arta Muçaj.

Çmimi “Aktori/Aktorja i ri më i mirë” iu dha Igli Zarka dhe Silvio Goskova.

Çmimi i karrierës iu dha aktorit Bujar Lako (postmortum).

Edicioni i parë i FMT “Moisiu On” ka nisur më 23 shkurt 2021.

Pjesë e këtij edicioni që u organizuar nga Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental në Tiranë, ishin 22 shfaqje nga teatrot shqiptare.

Shfaqjet e këtij edicioni të parë të FMT “Moisiu On” janë shfaqur online në Facebook-un e teatrove pjesëmarrëse.