Debat “Teatrot e Kosovës – Para, gjatë e pas pandemisë”. Foto: Facebook/QM

Mbahet debati për gjendjen e teatrove para, gjatë dhe pas pandemisë

Në kuadër të Showcase-it Teatror të Kosovës, sot në Teatrin “Oda” në Prishtinë është mbajtur debati  “Teatrot e Kosovës – Para, gjatë e pas pandemisë”.

Debati, në të cilën morën pjesë, zv/ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Engelbert Zefaj, Florent Mehmeti, menaxher i Teatrit “Oda” dhe Erson Zymberi, drejtor i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, moderuar nga  gazetari Shaban Maxharraj, u fokusua në gjendjen e teatrove gjatë pandemisë, problemet dhe gjetjen e mënyrave përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

Të ftuarit në këtë debat diskutuar edhe për gjendjen dhe funksionimin e teatrove gjatë dekadës së fundi. Sidomos raportin e Ministrisë së Kulturës me institucionet teatrore publike dhe të pavarura.

Engelbert Zefaj, zv/ministër i MKRS-së, gjatë fjalës së tij potenconi se MKRS është duke  ndihmuar institucionet kulturore, përmes konkursit për projekte, por edhe përmes pakos emergjente.

Zefaj ka thënë qeveria ka votuar kriteret për shpërndarjen e pakos emergjente dhe nga java e ardhme do të nisë shpërndarja pjesës së parë prej 2.5 milionë euro të fondit emergjent prej 5 milionëve.

Ai ka thënë se MKRS e ka mbështet skenën teatrore të pavarur.

“Ne vetëm sivjet i kemi nda 170 mijë euro për 41 projekte teatrore, ku nga kjo shumë 122 mijë euro kanë shkuar në 23 organizata teatrore, kurse 43 mijë euro kanë shku për individë që merren me teatër”, ka thënë Zefaj.

Ndërsa, Florent Mehmeti, menaxher i Teatrit Oda ka thënë se skena teatrore e pavarur gjendet në një situatë mjaftë të vështirë, ndërsa pandemia i ka vështirësuar edhe më problemet e teatrove të pavarura.

Mehmeti ka thënë se institucionet publike nuk është se kanë bërë ndonjë gjë për të mbështetur skenën e pavarur dhe gjithë vëmendja e institucioneve është fokusuar në teatrot publike.

“Është një mega koncentrim i institucioneve (MKRS) në teatrot publike dhe që iu ka ngushtu vazhdimisht fryma skenës së pavarur të teatrit në Kosovë. Hapësira e “Odës” është e vetmja hapësirë e pavarur në gjithë vendin dhe kjo tregon se sa politika jostimulues ka ekzistuar për skenë e pavarur teatrore”, ka thënë ai.

Kurse, Erson Zymberi, ka potencuar faktin se ka një diskriminim sa i përket buxhetit që ndahet për teatrot e qyteteve dhe Teatrit Kombëtar.

“Aktualisht teatrot e qyteteve kanë bërë një zgjidhje të qëndrueshme, por 67 mijë euro të ndara për repertorin për një vit është mjaft pak. Nuk mund të ketë një repertor cilësor vjetor me një buxhet të tillë, në tetatrot e qyteteve”, ka thënë Zymberi, ndër të tjerash.

Penalistët në debat folën edhe për nevojën për një ligj të ri për teatrin dhe krijimin një strategji për zhvillimet kulturore në vend.

Gjithashtu gjatë këtij debati është prezantuar edhe një hulumtim mbi gjendje e teatrove të qyteteve gjatë një dekade 2009-2019.