Teatri Kombetar

foto; Denis Sllovinja

‘Kreolët e Ballkanit’ rikthehet në Teatrin Kombëtar

Shfaqja “Kreolët e Ballkanit” me tekst dhe regji të Enver Petrovcit do të shfaqet gjatë muajit mars në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Kjo shfaqje është dhënë premierë në janar të këtij viti në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Sipas programit të muajit mars, të publikuar edhe në Facebookun e TKK-së , repriza e shfaqjes “Kreolët e Ballkanit” do të shfaqet më 9 dhe 26 mars 2021, në ora 19:00 në skenën e TKK-së.

Shfaqja, produksion i Teatrit të Babës dhe ndihmuar nga Ministria e Kulturës, trajton fatin e kreolëve, fëmijëve të lindur nga prindër të përzier në kuptimin racor apo kombëtar.