Katër filma nga Besim Ugzmajli shfaqen sot në Prishtinë

Adhuruesit e filmave të metrazhit të shkurtër sot mund të ndjekin filmat “Erë”, “Rruga”, “The Eaters”, “Më fal” në Kino ARMATA nga ora 20:00.

Këta filma janë punuar së fundmi nga regjisori Besim Ugzmajli dhe janë shfaqur në qindra festivale të filmit në botë, duke u shpërblyer me dhjetëra çmime ndërkombëtare, si në Evropë ashtu edhe në SHBA.

Filmat janë në gjuhën shqipe, me titra në gjuhën angleze.

Artistët nga bota e kinematografisë që luajtën në këta filma janë  Gresa Pallaska, Agron Shala, Sunaj Raca, Hafir Bislimi, Labinot Lajçi, Xhejlane Tërbunja, Mevlan Saraçi, Avni Abazi, Igballe Qena, Semira Latifi, Kushtrim Asllani, Sherif Bega, Milot Salihu, Orgesa Mehmeti, Ekrem Sopi, Adrian Obertinca, Orik Berani, Latif Hasolli, Memli Kelmendi, Adonis Krasniqi dhe Gëzim Rama.

“Më fal” ka  qenë pjesë e festivaleve Oscar Qualifying dhe në Akademinë  Spanjolle të filmit, dhe sipas tij, është nominuar më shume se në 10 çmime.

Është fitues i çmimit për kinematografi në ‘West Nordic Film Festival’, në Norvegji, dhe si filmi më i mirë i huaj në ‘Route 66’ në SHBA.

Filmat:

Erë – 26 min.

The Eaters – 4 min.

Rruga – 15 min.

Më fal – 15 min.

Pas shfaqjes së filmave, ngjarja do të përcjellët me një diskutim të hapur mes regjisorit dhe publikut.