Skenë nga filmi ‘Sisterhood’. Foto: QKK

Filmi 'Sisterhood' i Dina Dumës shfaqet premierë në 'Karlovy Vary Film Festival'

Projekti filmik “Sisterhood” i regjisores Dina Duma, do të ketë premierën botërore në festivalin e kategorisë A, “Karlovy Vary Film Festival” (KVIFF) në konkurrencën “East of the West”.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në Facebook.

Edicioni i sivjetmë i këtij festivali mbahet nga 20 deri më 28 gusht 2021.

‘Sisterhood’ është bashkëprodhim në mes të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi me producentin kosovar Liridon Cahani nga shtëpia filmike “Added Value Films”.

Në film luajnë: Antonia Belazelkoska, Mia Giraud, May-Linda Kosumoviç, etj.

KVIFF është festivali më i madh i filmit në Republikën Çeke dhe festivali më prestigjioz në Evropën Qendrore dhe Lindore.