Arkivi.
Filmi ‘Si e verdhë e sëmurë’ i Norika Sefës fiton çmim në Festivalin e Sarajevës
Filmi “Si e verdhë e sëmurë” i Norika Sefa ka fituar çmimin “Dokumentari më i mirë i shkurtë” në Festivalin e Filmit në Sarajevë (Sarajevo Film Festival).
“Pas fitoreve të njëpasnjëshme, ‘Si e verdhë e sëmurë’ nga Norika Sefa fiton edhe çmimin dokumentari më i mirë i shkurtë në festivalin e rëndësishëm të Sarajevës. Juria e përbërë nga Mandy Chang, Marek Hovorka, dhe Wang Xiaoshuai, kanë ndarë 4 çmime nga gjithsej 21 filma në kategorinë e dokumentarëve”- ka bërë Qendra Kinematografike e Kosovës.
Edicioni i 30-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë është mbajtur nga 16 deri më 23 gusht 2024.
Sipas QKK-së, filmi është një zhytje në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen, e keqja dhe e bukura ndërthuren derisa të gjitha përzihen dhe formohet diçka tjetër.
“Si e verdhë e sëmurë” (23′) është realizuar me mbështetjen e QKK-së, prodhuar nga shtëpia filmike CMB, me producent Mentor Shalën e bashkëproducent Besnik Krapin e Norika Sefën, dhe distribuohet nga Square Eyes.