Filmi 'Exil' i Visar Morinës në garë kryesore të festivalit ‘Sundance Film Festival’

Filmi “Exil” i regjisorit Visar Morina do të marrë pjesë në garën zyrtare të festivalit “Sundance Film Festival”, që mbahet nga 23 janar deri me 2 shkurt 2020 në SHBA.

Përmes një njoftimi në Facebook, Qendra Kinematografike e Kosovës, njofton se filmi i Morinës do të jetë në garën kryesore ‘Sundance Film Festival’.

“Është publikuar lista e filmave në ‘Sundance Film Festival’, një ndër festivalet më të rëndësishme të filmit në botë, dhe pikërisht në këtë garë është edhe filmi i regjisorit nga Kosova Visar Morina, i cili në këtë festival do të prezantohet me filmin e metrazhit të gjatë ‘Exil’”, thuhet në njoftimin e QKK-së në Facebook.

Filmi rrëfen jetën e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Në film luajnë: Sanrda Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.

“Exile” është bashkëprodhim në mes të “Komplizen Film”, Gjermani, “Ikonë Studio”,  Kosovë dhe “Frakas” nga Belgjika.