Foto: Arkiv

Filharmonia e Kosovës nis transmetimin e koncerteve në Facebook

Filharmonia e Kosovës ka nisur transmetimet e koncerteve të saja përmes Facebookut.

Të dielën (05.04.2020) Filharmonia ka transmetuar në Facebook koncertin saj të mbajtur në korrik të 2010 në Suwa të Japonisë.

Përmes një njoftimin në Facebuk, Filharmonia bënë të ditur se seria e koncerteve të nisur të dielën në mbrëmje do ta vazhdojë me koncertin e radhës që do të transmetohet të enjten që vjen, po në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Filharmonia e Kosovës sonte ka nisur transmetimin e koncerteve në FB. Koncerti i radhës do të transmetohet të enjten (09.04.2020) nga ora 20:00”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës.

Për shkak të coronavirusit edhe Filharmonia e Kosovës ka ndërprerë aktivitetet, duke anuluar edhe disa prej koncerteve të planifikuar për mars dhe prill të këtij viti.