Festivali 'Sunny Hill' ndërron shtëpi

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala dhe përfaqësuesi i Festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi për organizmin e këtij festivali nga 2020 e tutje.

Dukagjin Lipa është babai i këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Sipas këtij memorandumi, festivali “Sunny Hill” nga 2020 do të organizohet në Qendrën e Panaireve në fashitin Bërnicë në Prishtinë.

Ministri në largim Endrit Shala ka pohuar me këtë rast se nënshkrimi i marrëveshjes vjen pas një premtimi që ai u ka bërë organizatorëve të këtij festivali, i cili sipas ministrit Shala e ka kthyer Kosovën në hartën e turizmit kulturor.

“Nga tash e tutje ‘Sunny Hill’ do të organizohet në qendrën e Panaireve në Bernicë. ‘Sunny Hill’ do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të gjithë oborrit të asaj qendre, e cila është ndërtuar më investime të mëdha të qeverisë së Kosovës dhe deri më tash nuk është shfrytëzuar maksimalisht për qëllimi çka është nderuara ajo qendër”, ka thënë Shala.

Sipas tij, kjo marrëveshje do të krijojë lehtësirat e duhura që ky festival të organizohet edhe në hapësira dhe ambiente më të mira me qëllim dhe që organizimi i tij nga organizatorët të jetë më i lehtë.

Kurse Dukagjin Lipa, përfaqësues i “Sunny Hill” ka thënë se me këtë marrëveshjeje cila është një prej ndihmave të vetme që festivali merr nga qeveria, dhe një mundësi që edicionet e ardhshëm të festivali të jenë më të mëdha.

“Jeni falënderues prej ministrit Shala për ndihmën të cilën ia jep festivalit, siç e dini festivali nuk merre ndihmë tjetër nga qeverisë së Kosovës. Së shpejti do të shihni që festivali është një prej aktivitete për promovimin e Kosovës dhe rinisë. Ne kemi nevojë mu përgatit për vitin e ardhshëm dhe presin që festivali të jetë edhe me numër edhe me ditë më gjatë se sa edicionet e kaluar. Ju presim vitin e ardhshëm në Bernicë”, ka thënë Lipa.

 

Sanny Hill