Glauk Konjufca. Foto: FAcebook/VRAE

Festivali Multikulturor 2021, kryeparlamentari Konjufca jep garanci për të drejtat e komuniteteve

Festivali Multikulturor 2021, kryeparlamentari Konjufca jep garanci për të drejtat e komuniteteve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjofca ka thënë se institucioni që ai drejton është i përkushtuar për të garantuar barazi për gjithë qytetarët e Kosovës, veçmas për komunitetet.

Ai këto komente i bëri duke qenë pjesë në hapjen e ditës së dytë të Festiavlit Multikulturor 2021, në Prishtinë.

“Tema e festivalit më dha një motiv shtesë për të marrë pjesë, pasi ky edicion ju kushtohet grave në procese shoqërore dhe politike, andaj trajtimi i një teme të tillë, është shumë i nevojshëm, sidomos kur bëhet fjalë për gruan rome, ashkalike dhe egjiptiane”, tha ndër të tjerash Konjufca.

Ndërkaq, Habit Hajredini, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit është shprehur se Qeveria e Kosovës e sheh me prioritet këtë festival.

“Është më rëndësi po ashtu që qeveria i ka dhënë prioritet dokumentit nacional për përfshirjen e komunisteve të margjinalizuara etnike. Ne duhet të mobilizohemi si institucione për të punuar për ta jetësuar diversitetin dhe për ta vendosur në legjislacion”, ka thënë Nuredini.

Pamje nga Festivali Multikulturor 2021. Foto: Facebook/VRAENë ditë e dytë të Festivalit Multikulturor 2021, që këtë vit i kushtohesh emancipimit dhe të drejtave të grave, sidomos të komunisteve, po mbahet sesioni “Privimi nga qasja në të drejtat: “Partiarkati apo mos funksionimi institucional”.

Gjatë këtij pjesë së parë të këtij sesioni panelistët: Edi Gusia, kryeshefe ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, Muzaqete Kosumi nga  Fakulteti i Studimeve Islame dhe Gazmend Qyqalla aktivist – ‘Young Community Leaders Cente”, kanë diskutuar mbi problemet që po ballafaqohet komuniteti, rom ashakli dhe egjiptas, sidomos në shkollim dhe punësim.

Festivali Multikulturor 2021, organizohet nga Organizata ‘Zëri i Romëve, Ashkëtinjve dhe Egjiptianëve’, dhe këtë vit i dedikohet grave dhe vajzave, duke potencuar rolin dhe kontributin e tyre në shoqëri.