Festivali i Teatrove në Ferizaj propozohet për të marrë statusin e mbrojtur

Festivali i Teatrove në Ferizaj që këtë vit shënon 50 vjetorin e themelimit të tij, është propozuar për marrë statusin e trashëgimisë shpirtërore.

Kërkesa që ky festival të marrë statusin e trashëgimisë shpirtërore është bërë nga kryetari i Komunës së Ferizajt.

Teatri i Qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu” përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se Kryetari i Komunës, Agim Aliu i është drejtuar Ministrisë së Kulturës, që “kjo kryengjarje kulturore në Ferizaj të marr atë çfarë i takon, ruajtjen e promovimin e trashëgimisë më të vjetër si festival i artit skenik”.

“Festivali i Teatrove në Ferizaj që këtë vit shënon jubileun e 50-të, së shpejti do të marrë statusin e trashëgimisë shpirtërore, pas kërkesës së Kryetarit të Komunës, Agim Aliu drejtuar Ministrisë së Kulturës, që kjo kryengjarje kulturore në Ferizaj të marr atë çfarë i takon, ruajtjen e promovimin e trashëgimisë më të vjetër si festival i artit skenik”, thuhet në njoftimin e Teatrit “Adriana”.