Festivali ‘Green Fest 2021’, për një qytet të ndritshëm

Me moton “Ndrite qytetin” nga 16 deri më 22 gusht 2021 në Mitrovicë, do të mbahet edicioni i 11-të i Festivalit “Green Fest”.

Edicioni i 11-të i Festivalit këtij festivali do të fokusohet në potencialet që do çonin drejt menaxhimit sa më efikas të qyteteve, me qëllim që të jenë sa ma gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe të qëndrueshme.

Sipas organizatorëve fokus i këtij programi sensiblilizues e hulumtues do të jenë potencialet ekzistuese në qytetin dhe rrethinën e Mitrovicës.

“Green Fest” organizohet nga ‘7 Arte’.

Programi i përgjithshëm i festivalit do të përmbajë aktiviteteve të ndryshme si: ekspozita artistike, shfaqje filmash, diskutime, punëtori, promovim libri, ligjërime, si dhe do përmbyllet me dy net muzikore në qytetin e minatorëve.