Festivali Folklorik i Gjirokastrës mbahet në shtator

Në shtator të këtij viti do të mbahet Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës.

Ky festival do të mbahet në Kalanë e Gjirokastrës, ndërsa aty pritet të prezantohet gjithë pasuria folklorike kombëtare.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook mbajtjen e këtij festivali në vjeshtën e këtij viti.

“Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, manifestimi më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë shpirtërore, do të zhvillohet në muajin shtator 2020, në Kalanë e Gjirokastrës. Pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 vendi u përball me një situatë të jashtëzakonshme, ku primare ishte akomodimi i menjëhershëm 17 mijë banorëve dhe hartimi i projekteve të rindërtimit. Në këtë situatë u vendos që festivali të organizohet në muajin shtator”, ka shkruar ministrja Margariti në Facebook.

Ky festival, ka shkruar më tej ministrja Margariti, është shembull i shpirtit krijues të shqiptarëve dhe vitalitetit, i aftë për t’u ringritur pas çdo vështirësie.