‘Exil’ premierë në Berlinale

 

Filmi ‘Exil’ nga Visar Morina do ta ketë premierën evropiane në Festivalin e Filmit në Berlin.

Filmi do të shfaqet me 24 shkurt nga ora 15:30 në kinemanë Zoo Palast 1, në kuadër të programit Panorama.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film- Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika, i financuar nga Ministria për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.

Ky film ka pasur edhe premierën botërore në Sundance.

Në film luajnë: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.