PriFest 2020. Foto: Facebook/PriFest

‘Exil’ i Visar Morinës hapi edicioni 12-të të 'PriFest 2020’

Filmi fitues i Festivalit të Filmit në Sarajevë, “Exil” i Visar Morinës ka hapur edicionin 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, “PriFest 2020”, që nisi sot pasdite në versionin online.

Paraprakisht, në versionin online është bërë edhe hapja zyrtare e “PriFestit” nga organizatorët dhe sponsorizuarit kryesor të festivalit.

Vjosa Berisha, drejtoreshë e “PriFestit” ka thënë se pavarësisht vështirësive, për shkak të COVID-19,  organizatorët ia kanë arritur të sjellin një festival me filma mjaftë cilësorë.

“Ajo çka na mungon do të jenë mysafirët e shumtë të cilit i kishim në edicionet e kaluara. Pa mysafirët nuk është njësojë, por ajo çka është me rëndësi është se do të kemi filma të mirë”, ka thënë ajo.

Ndërsa Fatos Berisha drejtor artistik i “PriFesti” ka potencuar se gjatë këtij edicioni do të shfaqen 36 filma nga vend të ndryshme.

“Duke filluar nga sot e deri me 25 tetor 2020, në këtë vit ‘PriFest’ do të jete online dhe do te shfaq gjithsej 36 filma të gjitha premiera në Kosovë, dhe nga këto 36, 2 janë premiera botërore, 2 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane dhe 6 premiera regjionale”, ka thënë Berisha.

Filmat që do të shfaqen në kuadër të “Prifest 2020”:

Filmat e metrazhit të gjatë:

  1. Tel Aviv on Fire / Regjisor: Sameh Zoabi, 100 min.
  2. Rounds / Regjisor : Stephan Komandarev, 106 min.
  3. Exile Regjisor: Visar Morina, 121 min.
  4. Cirku Fluturues / Regjisor: Fatos Berisha (115 min) Viti: 2019 (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Veriore).
  5. The Happiness Effect / Regjisor: Borjan Zafirovski, 90 min.
  6. Grandfather and Grandson Regjisor: Ilija Piperkoski, 108 min.
  7. Breast Regjisor: Marija Perović, 100 min.
  8. Omar and US Regjisor: Maryna Er Gorbach & Mehmet Bahadir Er, 104 min.
  9. Son Regjisor: Ines Tanović, 106 min.
  10. Toprak Regjisor: Sevgi Hirschhäuser, 106 min.
  11. Qielli i trazuar Regjisor: Anton Nrecaj, 96 min.
  12. Yjet e se ardhmes Regjisor: Edmond Topi, 90 min.
  13. Open Door Regjisor: Florenc Papas, 78 min.

Filmat nga bashkëpunimi me ‘European Film Academy’:

  1. Black Sheep Regjisor: Ed Perkins, 27 min.
  2. Oslo Regjisor: Shady Srour, 16 min.
  3. Patison Avenue Regjisor: Thanasis Neofotistos, 12 min.
  4. Reconstruction Regjisor: Jiří Havlíček, 15 min.
  5. The Christmas Gift Regjisor: Bogdan Mureşanu, 23 min.
  6. The Tent Regjisor: Rebecca Figenschau, 17 min.

Filmat e metrazhit të mesëm:

  1. Windowless Regjisor: Samuel Flückiger, 27 min.
  2. Ricochets Regjisor: Jakub Radej, 30 min.
  3. The Mentor Regjisor: Szonja Szabo, 30 min.
  4. Happless Hans Regjisor: Rena Dumont, 30 min.
  5. Raheel Regjisor: Ayat Asadirahbar, 30 min.
  6. The Other Regjisor: Saman Hosseinpuor and Ako Zandkarimi, 25 min.
  7. Daughter of the Tide, 30 min.
  8. Homesick Regjisor: Julien Viala, 27 min.

Filmat dokumentare:

  1. Century of Smoke Regjisor: Nicolas Graux, 90 min.
  2. Displaced – Small Act of Survival Regjisor: Andrés Ribagorda, Anthony Barlos, Charlotte Burck, 3: 29 min.
  3. Sockeye Salmon – Red Fish Regjisor: Dmitriy Shpilenok, 52 min.
  4. Bektachis Regjisor: Manuel Poutte, 66 min.
  5. Be Natural : The Untold Story Of Alice Guy-Blaché ,103 min.
  6. That Click Regjisor: Luca Severi 90, min.

Filmat me tematike LGBTI:

  1. No Hard Feelings Regjisor: Faraz Shariat, 92 min.
  2. The Lawyer Regjisor: Romas Zabarauskas, 97 min.
  3. Welcome to Chechnya Regjisor: David France, 107 min.