Eurovizioni, Shqipëria mbetet jashtë finales

Ronela Hajati nuk ka arritur të kualifikohet në natën finale të edicionit të sivjetmë të Festivalit Evropian të Këngës, Eurovizion.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja Ronela Hajati ka hapur të martën natën e parë të gjysmëfinales së Eurovizionit me këngën “Sekret”.

Performanca e saj elektrizuese nuk arriti të marrë votat e nevojshme duke mbetur jashtë finales së 14 majit.

“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova publikun”, ka shkruar ajo në Instagram, pas mbyllës së gjysmëfinales së parë të Erurovizionit.

Shtetet që siguruan finale janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovozionit do të mbahet nesër mbrëma, më 12 maj 2022, ku do të zbulohen dhe finalistët e tjerë.

Rusia është përjashtuar nga gara në Eurovizion për shkak të luftës në Ukrainë.

Nata finale e Eurovizionit do të mbahet më 14 maj në stadiumin “Pala Olimpico” në Torino të Italisë.