Ermonela Jaho. Foto: Bayerische Staatsoper

Ermonela Jaho fiton çmimin kryesor ndërkombëtar të muzikës klasike

Sopranoja Ermonela Jaho ka fituar çmimin “Artistja e vitit” që ndahet nga “The International Classical Music Awards” (Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike- ICMA) për 2023.

Juria e “Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike” ka shpallur sot fituesit e 26 çmimeve për edicionin e vitit 2023.

Ndër emrat e fituesve është edhe ai i sopranos shqiptare Ermonela Jaho.

Juria e ICMA-s ka vlerësuar se Jaho mahnit me zërin e saj unik e interpretimin skenik.

“Ermonela Jaho mahnit me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra duke qenë prezenca e saj elektrizuese teatrale. Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe emocion thellësisht lëvizës. Në skenë, Ermonela Jaho hedh personalitetin e vet si një mantel dhe mishëron plotësisht karakterin që ka për të interpretuar”- thuhet në vlerësimin e jurisë së ICMA për Jahon.

Sopranoja Jaho është emër i njohur i muzikës operistike dhe bartëse e shumë çmimeve prestigjioze ndërkombëtare.

 

Ermonela Jaho. Foto: Facebook.