‘Enigma’ jepet sot premierë në Teatrin e Podujevës

Shfaqja “Enigma- Kush e solli Doruntinën”, me regji të Emin Eminit dhe Agron Gërgurit jepet sot premierë në Teatrin e Podujevës, “Avdush Hasani”.

Dramatizimi i shfaqjes është bërë nga Agron Gërguri duke u bazuar në romanin e Ismali Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”.

Përmes një njoftimin ne Facebook, menaxhmenti i Teatrit, “Avdush Hasani” ka bërë të ditur se premiera e shfaqjes, “Enigma- Kush e solli Doruntine” jepet më 16.12.2020 në ora 16:15.

Repriza e parë e kësaj shfaqje jepet një ditë pas premierës, me 17.12.2020, po në të njëjtë orë.

“Tema e dramës është dashuria si motivi kryesor, pse gjërat ndidhin apo nuk ndodhin dhe kjo shkon deri tek nukleusi i krijimit të miteve siç është miti i Konstandinit dhe Doruntinës”, ka thënë për Kallxo.com, Agron Gërguri, njëri prej regjisorëve të shfaqjes.

Në shfaqje luajnë: Besart Zeneli, Ryva Kajtazi, Sindi Çitaku, Muhamet Zeka,Valire Haxhijaj, Gani Morina.