Elbenita Kajtazi

Elbenita Kajtazi prezanton Kosovën në BBC Cardiff Singer of the World - Video

Sopranoja shqiptare, Elbenita Kajtazi ka përfaqësuar Kosovën në skenën botërore të konkursit të këngës në BBC Cardiff of the World.

Paraqitja e saj u duartrokit edhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Sopranja ka mahnitur të gjithë me performancën e saj, teksa interpretoi një repertor të larmishëm të veprave botërore dhe shqiptare.

Në mesin e veprave që interpretoi Kajtazi ishte edhe kënga shqipe “Agimet Shqiptare” e kompozuar nga Avni Mula.

Kajtazi pas paraqitjes së saj në skenë në rrjetin Facebook shkroi se është kënaqësi ta prezantoj Kosovën për herë të parë në Cardiff-Wales.

“Të dashur miq, uroj ta shijoni paraqitjen time në Cardiff Singers Of the World, është ëndërr e imja të këndoj rolin e Juliette, uroj që së shpejti ta kem në kalendarin tim! Nga zemra ju uroj gjitha të mirat dhe faleminderit shumë për përkrahjen. Ishte kënaqësi e papërshkrueshme ta reprezentoja Kosovën për herë të parë në Cardiff-Wales”, shkroi Kajtazi.

Për të ndjekur performancën e Elbenita Kajtazit klikoni këtu