Foto: Kallxo.com

Ekzili i të rinjve përmes shfaqjes së baletit

Kushtet e vështira të punës në Teatrin Kombëtar nuk po e ndalojnë punën e balerinëve për premierën e nesërme.

Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaqë të enjten premierën e re, “Exil” me koreografi të Eno Peçit.

Shfaqja jepet në ora 20:00 dhe do të ketë edhe reprizën e parë një natë më vonë.

“I ftohti i madh nuk i ka ndaluar balerinët të punojnë për premierën madhe”, tha koreografi Peçi sot në konferencë për media.

Balerini Muhamet Bikliqi tha se puna me Eno Peçin ka qenë shkollë, shfaqje, mësim e koncept në punën e tyre.

Baleti “Exil”, i zhanrit kontemporan i kombinuar edhe me neoklasik, sjell kohën e ikjes së shqiptarëve nga Shqipëria në vitin 1997.

Gjithçka pasqyrohet përmes rrëfimit të dy djemve të dy familjeve të cilët planifikojnë të largohen nga vendi për një jetë më të mirë. Në shfaqje trajtohet temat e dy familjeve me probleme të ndryshme.

Tema e ikjes se fëmijëve dhe njerëzve në vitin 1997 nga Shqipëria për një jetë më të mirë, që i ka ndodhur edhe vet koreografit që ka migruar në Vjenë në atë kohë.