Ekspozitë në Prishtinë kushtuar personave me aftësi të kufizuara

Të enjten, më 17 nëntor do të hapet ekspozita “Më lër brenda, më lër jashtë” kuruar nga Arbër Selmani.

Ekspozita do të hapet në katin e tretë në ‘Grand Hotel Prishtina” në kryeqytet duke filluar nga ora 19:00.

Kuratori Selmani tha në një prononcim për KALLXO.com se kjo ekspozitë është “një bërtimë e fuqishme, shpesh e ngjyrosur me një pëlhurë të empatisë”, e personave me aftësi të kufizuara të cilët i mungojnë diskursit publik në Kosovë.

Ekspozita, sipas tij,  sjellë në vëmendje njerëz që guxojnë dhe tejkalojnë sfidat dhe pengesat që vijnë në rrugën e jetës.

“Imazhe të forta tregojnë për një realitet goditës: dikush që noton, një tjetër punon në radio, pak më larg edhe dokumente që konfirmojnë një sëmundje, një gjendje. ‘Më lër brenda, më lër jashtë’ është një ekspozitë e atyre që po ndajnë me neve mishërimet e tyre jetësore. Le t’i mbajmë afër nesh, le t’i nxjerrim në botë”- tha ai për KALLXO.com.

Hapja e kësaj ekspozite është ndihmuar Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit Amerikan të Shtetit, në bashkëpunim me Meridian International Center si partner zbatues.

Ekspozitën e ka ndihmuar Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit Amerikan të Shtetit, në bashkëpunim me Meridian International Center si partner zbatues.

Ekspozita do të jetë e hapur për tri javë, çdo ditë prej orës 12:00 – 18:00.