Ekspozita ‘Shtëpia e Grave’ hapet në Galerinë Kombëtare

Ekspozita personale “Shtëpia e Grave” e autores  Sanja Ivekoviç hapet sot, më 14.11.2024, në ora 19:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

GKK-ja ka bërë të ditur përmes një njoftimi, se kjo ekspozitë përbëhet nga dy pjesë, njëra përfshin një përzgjedhje të veprave të artistes, e kuruar nga Hana Halilaj ku shpalosen 50 vite të praktikës së artistes dhe një ekspozitë e bazuar në hulumtimin e arkivit të Ivekoviçit, e kuruar nga Ivana Bago.

“Pioniere e videos, performancës dhe artit konceptual në Jugosllavi gjatë viteve 1970, artistja Ivekoviç është e njohur për shqyrtimin feminist të lidhjeve gjinore brenda Jugosllavisë socialiste dhe tranzicionit post-socialist”- thuhet në njoftim.

Sanja Ivekoviç ka diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb në vitin 1970, kur nisi t’i ekspozonte veprat e saj.

Ivekoviç ka prezantuar veperat e saj në ekspozita të shumta në Kroaci e jashtë saj, si në: Bienalen e Parisit, Bienalen e Sao Paolo, Manifestën, Bienalen e Liverpulit, etj.

Punimet e saj gjenden në koleksionet e shumë muzeve më të njohur të botës.

Ekspozita “Shtëpia e Grave” do të jetë e hapur deri më 12.01.2025 në GKK.