
Ekspozita "Rezistencë" hapet sot në Gjilan
20.1.2022 - 10:17
Ekspozita e artit bashkëkohor “Rezistencë” do të hapet sot, në ora 19:00 në Teatrin e Gjilanit.
Ekspozita është organizuar nga organizata “Varg e vi” dhe mbahet në kuadër të aktiviteteve të manifestimit “Flaka e Janarit 2022”.
Pjesë e kësaj ekspozite është edhe artisti bashkëkohor kosovar, Jakup Ferri, i cili do të përfaqësojë Kosovës në Bienalen e Venedikut, gjatë këtij viti.
Përveç Ferrit në ekspozitën “Rezistencë”, të kuruar nga artisti Avni Behluli do të prezantohen edhe Bekim Zeqiri, Agron Blakçori, Brilant Milazimi dhe Fidan Bejtullahu.